Intervistë me Rina Krasniqin, fituese e dy çmimeve në festivalin “PriFest”

Në intervistë për Radio Dukagjinin në emisionin “Drive on D”, fituesja e dy çmimeve në festivalin “Pri Film Fest”, Rina Krasniqi, ka thënë se fitimi i këtyre dy çmimeve ka qenë sukses i përkushtimit dhe investimit disavjeçar në punë

Emisioni "Drive on D", e ftuar Rina Krasniqi, aktore

Festivali “Pri Film Fest” është mbajtur për herë të parë në mungesën e themelueses së këtij festivali, Vjosa Berishaj, por me moton “For Her” në shenjë dedikimi për të.

Mes shumë çmimeve të ndara për filmbërësit dhe aktorët, kryesuesja doli të jetë aktorja kosovare, Rina Krasniqi duke triumfuar me dy çmime.

Ajo ka fituar çmimin “Aktori më i mirë”, dhe “Aktorja më e mirë”, pra dy kategoritë gjinore të festivalit të fituara nga një femër.

Ky shpërblim i erdhi pasi ajo ka luajtur dy role në filmin “Virgjëreshat shqiptare”, atë të një mashkulli dhe të një femre.

Ajo në intervistë për Radio Dukagjinin në emisionin “Drive on D”, ka thënë se fitimi i këtyre dy çmimeve ka qenë një prej ndjenjave më privilegjuese në jetë.

“Është një ndjesi që nuk do ta harroj asnjëherë, dhe që më në fund përkushtimi investimi disavjeçar edhe profesional por edhe personal në fund i korr ato sukseset e veta. Dhe mua më përmbush shumë si person, më jep shtytjen profesionale dhe atë rikonstatimin se pse bëj punën që e kam pasion”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë se çmimet nuk i ka marrë personalisht vetë ajo, por sipas saj i kanë marrë Luana dhe Xhek, pra rolet kryesore të filmit.

Moderatorët e emisionit “Drive on D” dhe Rina Krasniqi

“Për mua është privilegj, sepse filmi internacionalisht kudo që ka udhëtuar, njerëzit e kanë vlerësuar, një histori që për ne mund të jetë më e afërt pasi është kulturë shqiptare, por edhe kur shkon në vende të tjera në botë dhe preken nga historia, atëherë ajo është diçka”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar në detaje ngjarjen e filmit, duke thënë se është një histori dashurie me elemente lufte, gjakmarrje dhe paqe.

Ndërsa, fillimisht kur ka lexuar skenarin për herë të parë, ajo ka thënë se ka pasur emocione të përziera.

“Kur kam lexuar skenarin për herë të parë kam pasur emocione të ndryshme, edhe kam qarë edhe kam qeshur, ndjenja të miksuara kam pasur, sepse është e rëndë si temë, dhe e ka një peshë shumë të madhe”, është shprehur ajo.

Ndërsa sa i përket shfaqjes së filmit edhe në kinematë në Kosovë, ajo ka thënë se do të vijë shumë shpejt, pas filmit “Vera ëndërron detin” në CinePlexx.

“Do ta kemi në të gjitha kinematë në Gjermani, në kinematë në Kosovë për momentin është “Vera ëndërron detin”, pas kësaj besoj që do ta kemi edhe filmin tonë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ajo ka treguar se ka përfunduar edhe tri filma të tjerë si “Ilyricum”, filmi i parë në histori që flet për fiset ilire, pas këtij janë edhe dy filma të tjerë kosovarë, që sipas saj, shumë shpejt do të vijnë me premier në vitin tjetër.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika