Intervistimi i Haxhi Shalës, Klinaku: U bë për t’i mbuluar dështimet e Speciales

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së (Organizata e Vetëvendosjes - Ushtria Çlirimtare e Kosovës), ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë për pengim të drejtësisë

Faton Klinaku, OVL e UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se pengimin e drejtësisë e ka bërë dhe e bën Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë.

Më tej, Klinaku ka vazhduar kritikat ndaj ZPS-së, duke thënë së “bastisjet, arrestimet e ekstradimet, siç ndodhi sot me bashkëluftëtarin Haxhi Shala, bëhen për t’i mbuluar dështimet dhe skandalet e njëpasnjëshme të tyre”.

Operacionin ndaj Shalës e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett, por pa dhënë detaje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme”, ka thënë Bennett.

Ndërsa sa i përket intervistimit të Shalës, lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar i biri i Shalës, Flakroni.

Ai ka thënë se Haxhi Shala është duke u intervistuar në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë.

“E kanë ftuar për intervistim, deri më tani e kemi vetëm këtë informatë. Nuk i dimë arsyet, tani ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika