Investimet direkte deri në muajin gusht arrijnë në 514 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar raportin e saj mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, ku ka treguar rreth investimeve, kredive dhe letrave me vlerë

Banka Qendrore e Kosovës

Në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023 thuhet se investimet direkte në vend deri në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën prej 514 milionë eurove.

Ndërsa investimet jashtë vendit në këtë raport thuhet se shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove, kurse investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro.

Nga ana tjetër, investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.

“Për sa i përket aseteve në llogaritë financiare, deri në gusht 2023 kanë arritur në 652.3 milionë euro. Dërgesat nga mërgata për këtë muaj janë rritur për 93.6 milionë euro ose 11.7 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, thuhet në raport.

Deri në gusht 2023, të ardhurat parësore kanë shënuar bilanc pozitiv prej 71.5 milionë euro.

Kurse bilanci i pagesave u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 41 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika