Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Myftiun Tërnava për Fitër Bajram

Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit

Bashkësinë Islame të Kosovës(BIK) e ka vizituar Dodë Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës.

Me rastin e Fitër Bajramit, ai ka uruar Myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë myslimanët në emër të Kishës Katolike.

Dodë Gjergji ka uruar festën e Fitër Bajramit duke uruar paqe, begati dhe gëzime për të gjithë ata që sot festojnë.

Gjergji në fjalën e tij para mediave për urimin e festës së Fitër Bajramit pa dashje ka bërë një lapsuz gjuhësor.

“Jam këtu për të uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Pashkëve, sepse dalim pas një agjërimi që është një përpjekje e jona për të mbizotëruar shpirti në të gjitha sferat e jetës dhe mbi trupin.

Ne urojmë njëri-tjetrin dhe bashkëndajmë gëzimin e festave si vëllezër sepse këtë zjarr dashurie e kanë ndeshur të parët tanë ndër ne dhe që moti, por nuk është një zjarr që qet tym, as të bardh dhe as të zi, por është një zjarr që përhap aromë dashurie, lirie, paqe, mirësie, vëllazërimi dhe uroj që të gjithë shqiptarët kudo që janë të përjetojnë këtë moment të urimit të festave të ndërsjella, që të konfirmojnë edhe një herë paqen, lirinë dhe vëllazërinë në mes vete”, tha Gjergji.

Myftiu Naim Terrnava dhe Ipeshkvi Dodë Gjergji

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika