IPK: Mospërputhje mes radarëve dhe gjobave – Dyshime për abuzime në trafik nga ana e policisë

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar sot(e mërkure) raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm “Përdorimi i teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”, duke nxjerrë në pah një sërë mospërputhjesh mes të dhënave të regjistruara nga radarët dhe atyre të paraqitura në gjoba nga ana e Policisë së Kosovës.

Ky inspektim, i realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, ka pasur për qëllim vlerësimin e praktikave të përdorimit të pajisjeve digjitale për matjen e shpejtësisë, në kontekstin e dyshimeve të ngritura se disa zyrtarë policorë nuk po shqiptojnë gjoba ndaj kundërvajtësve, ndonëse ata kanë kryer shkelje të qarta të rregullave të trafikut.

Sipas raportit, gjatë inspektimit janë identifikuar katër lloje kryesore të mospërputhjeve:

  • Në 55 nga 84 rastet, shpejtësia e përshkruar në gjobë ishte më e ulët se ajo e regjistruar nga pajisja radar.
  • Në 23 raste, shpejtësia e kufizuar e paraqitur në radar nuk përputhej me atë në gjobë.
  • Në 3 raste, lloji i shkeljes në gjobë nuk përkonte me të dhënat e radarit.
  • Në 3 mostra, gjobat ishin dhënë në bazë të nenit të gabuar ligjor për tejkalim të shpejtësisë.

IPK thekson se këto mospërputhje ngrenë dyshime të bazuara për abuzime të mundshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, duke cënuar integritetin e procedurave ndëshkimore në trafik.

Gjetjet janë me rëndësi të veçantë për strukturat drejtuese dhe operative të Policisë së Kosovës, veçanërisht për Divizionin e Trafikut Rrugor, Njësitë Rajonale dhe Njësinë për Kontrollin e Autostradave.

Në përfundim të raportit, IPK ka dhënë shtatë rekomandime, ndër to:

  • Hartimi i një udhëzuesi për përdorimin e pajisjeve të matjes së shpejtësisë;
  • Trajnime shtesë për personelin për rritjen e efikasitetit dhe saktësisë në përdorimin e teknologjisë;
  • Kontrolle të brendshme për të shmangur pasqyrimin e pasaktë të të dhënave;
  • Eliminimi i praktikave të dëmshme në shqiptimin e gjobave;
  • Përdorim më i gjerë dhe i efektshëm i automjeteve me pajisje inteligjente;
  • Monitorim i procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet;
  • Aplikimi i printimit automatik të kundërvajtjeve.

Raporti i plotë, përfshirë të gjitha gjetjet dhe rekomandimet, është i qasshëm për publikun në faqen zyrtare të IPK-së.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika