IPK ndaj Sindikatës së Policisë: Kemi prova për arrestimin e zyrtarëve policorë, i kemi dorëzuar në Prokurorinë Speciale

Pas deklaratës së Sindikatës së Policisë në të cilën thuhej se IPK-ja i ka arrestuar zyrtarët policorë pa ndonjë bazë, IPK ka thënë se posedon prova dhe të njëjtat, i ka dërguar në Prokurorinë Speciale

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar ndaj Sindikatës së Policisë së Kosovës e cila e ka akuzuar IPK-në duke thënë se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen pa siguruar prova.

Për këtë, IPK-ja në një komunikatë për media, ka thënë se për këtë rast ka prova dhe të njëjtat janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale.

“Sidoqoftë provat nuk mund t’ua prezantojmë Sindikatës së Policisë. Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast”, shkruan IPK.

Tutje, Inspektorati Policor ka deklaruar se ka qenë edhe është e shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Polici duke theksuar se intesiteti ndaj këtij fenomini do të shtohet.

“Besojmë fuqishëm që edhe Policia e Kosovës e ka këtë synim dhe e mbështet IPK-në siç e ka bërë deri tani në këtë mision të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.  Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim, IPK beson se fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë”, përfundon komunikata.

Sindikata e Policisë së Kosovës kishte shprehur shqetësimin gjersa ka reaguar për  arrestimet e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës (IPK).

Sipas njoftimit, Sindikata e Policisë ka kërkuar që IPK-ja të mos bëjë veprime spektakulare dhe të gjitha veprimet e IPK-së të jenë profesionale dhe që asnjë arrestim të mos bëhej pa  prova të qëndrueshme.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron  të papranueshme për faktin se, zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022  nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve  policorë të përfshirë në këto arrestime”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika