Irani akuzon Izraelin për nxitje të trazirave, Netanyahu shpreh mbështetje për protestuesit

Irani ka akuzuar Izraelin se po përpiqet të minojë unitetin kombëtar të Republikës Islamike, pas deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në mbështetje të protestave që kanë shpërthyer në disa qytete iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, ka deklaruar në një konferencë javore për media se, sipas Teheranit, “regjimi sionist është i vendosur të shfrytëzojë çdo mundësi, sado të vogël, për të mbjellë përçarje dhe për të dëmtuar unitetin tonë kombëtar”, shkruan Times of Israel.

Ai theksoi se autoritetet iraniane duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj asaj që e cilësoi si përpjekje të jashtme për destabilizim.

Baqaei ka akuzuar gjithashtu udhëheqësit e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për “nxitje të dhunës”, duke i lidhur deklaratat e tyre me përshkallëzimin e situatës së sigurisë në vend.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, të paktën 16 persona kanë humbur jetën gjatë një jave trazirash në Iran, ndërsa protestat janë përhapur në disa rajone të vendit. Demonstratat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar hapur mbështetjen e tij për protestuesit iranianë. Në një deklaratë publike, ai ka thënë se Izraeli “identifikohet me luftën e popullit iranian” për liri, drejtësi dhe të drejta themelore.

“Qeveria e Izraelit, shteti i Izraelit dhe politikat e mia identifikohen me luftën e popullit iranian dhe aspiratat e tij për liri, drejtësi dhe dinjitet”, ka deklaruar Netanyahu, duke shtuar se “është e mundur që ky të jetë momenti kur populli iranian po e merr fatin në duart e veta”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika