Irani dënon me vdekje pesë persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin

Pesë persona janë dënuar me vdekje në Iran, pasi akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad

Pesë persona janë dënuar me vdekje, duke përfshirë katër burra dhe një grua, nga një gjykatë në qytetin Urmia të Iranit, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad.

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Hengaw, me bazë në Norvegji tha se të paktën edhe pesë persona të tjerë janë dënuar me burgim.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Irani ekzekutoi katër persona për bashkëpunim me Izraelin.

Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve që thotë se spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Irani nuk e njeh Izraelin dhe mbështet grupet e armatosura antiizraelite në mbarë rajonin, sikurse Hezbollah dhe Hamas.

Irani dhe Izraeli për një kohë të gjatë e akuzojnë njëri-tjetrin për spiunim. Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh dhe vazhdimisht ka kërcënuar me veprime ushtarake për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore. Irani mohon se synon që të ketë armë bërthamore dhe është zotuar për përgjigje të ashpër ndaj çdo agresioni izraelit.

Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit 2021. Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur dhe atë mbi 1.000.

Ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e ekzekutimeve gjatë vitit 2022./REL

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika