Irani i përgjigjet ultimatumit të Trumpit: Hormuzin e mbyllim vetëm për armiqtë tanë

Irani është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Organizatën Ndërkombëtare Detare për forcimin e sigurisë në det dhe mbrojtjen e detarëve në Gjirin Persik.

Kështu deklaroi përfaqësuesi iranian në agjencinë detare të OKB-së, shkruan Reuters.

Në një reagim të publikuar në kanalin Telegram të agjencisë Mehr, Ali Mousavi theksoi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjitha anijet, me përjashtim të atyre që lidhen me “armiqtë e Iranit”.

Ai shtoi se kalimi në këtë rrugë strategjike është i mundur përmes koordinimit të masave të sigurisë me autoritetet iraniane. “Diplomacia mbetet prioriteti i Iranit.

Megjithatë, ndërprerja e plotë e agresionit, si dhe ndërtimi i besimit dhe mirëbesimit të ndërsjellë, janë thelbësore”, u shpreh Mousavi. Sipas tij, sulmet izraelite dhe amerikane ndaj Iranit janë në “rrënjën e situatës aktuale në Ngushticën e Hormuzit”.

Trump: SHBA-të do të “shkatërrojnë” termocentralet e Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet para afatit 48-orësh

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika