Irani instalon kamera në vende publike për të identifikuar gratë e pambuluara

Kjo masë ka për qëllim "parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit", thuhet në deklaratë, duke shtuar se një rezistencë e tillë dëmton imazhin shpirtëror të vendit dhe përhap pasiguri

Gratë iraniane ecin nëpër shi në një treg lulesh, përpara Nevruzit, Vitit të Ri iranian, në Teheran, Iran, 16 mars 2023. Majid Asgaripour/WANA (Agjencia e Lajmeve të Azisë Perëndimore) nëpërmjet REUTERS

Autoritet iraniane kanë vendosur kamera në vende publike për të identifikuar dhe penalizuar gratë që nuk janë të mbuluara.

Ky veprim i tyre erdhi si një përpjekje të mëtejshme për të frenuar numrin në rritje të grave që sfidojnë kodin e detyrueshëm të veshjes.

Pasi të jenë identifikuar, shkelësit do të marrin “mesazhe paralajmëruese me tekst për pasojat”, tha policia iraniane në një deklaratë, shkruan Reuters.

Kjo masë ka për qëllim “parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se një rezistencë e tillë dëmton imazhin shpirtëror të vendit dhe përhap pasiguri.

Një numër në rritje i grave iraniane kanë hequr qafe mbulesat e tyre që nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare në paraburgimin e policisë së moralit shtatorin e kaluar. Mahsa Amini ishte arrestuar për dyshimin se kishte shkelur rregullin e hixhabit. Forcat e sigurisë shtypën me dhunë revoltën.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika