Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC), ka paralajmëruar banorët në rajon që të largohen nga zonat ku janë të stacionuara forcat amerikane.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lidhur me IRGC-në, Fars News Agency, thuhet se SHBA dhe Izraeli po përdorin “lokacione civile dhe njerëz të pafajshëm si mburoja njerëzore”.
Po ashtu, IRGC ka akuzuar SHBA-n për vrasjen e civilëve dhe zyrtarëve iranianë.
Paralajmërimi i fundit nuk përmend lokacione të caktuara, ndryshe nga disa paralajmërime të mëparshme, kur banorëve pranë objekteve industriale amerikane në Lindjen e Mesme u ishte kërkuar të largoheshin.
IRGC ka humbur disa nga komandantët e saj të lartë gjatë konfliktit aktual.
Ndërkohë, Irani nuk ka publikuar shifra zyrtare të viktimave ditët e fundit, por sipas agjencisë Human Rights Activists News Agency (HRANA), me bazë në SHBA, deri tani janë vrarë 1,492 civilë iranianë, përfshirë 221 fëmijë, si dhe 1,167 pjesëtarë të forcave iraniane.
Trump zgjat pauzën e sulmeve energjetike ndaj Iranit me 10 ditë: Bisedimet po vazhdojnë