Irani kryen sulme në Irak dhe Siri

Irani sulmoi me raketa një ndërtesë në Irbil të Irakut, duke pretenduar të ishte selia e shërbimit të inteligjencës izraelite, Mossad. Sulmet shkaktuan vdekjen e katër civilëve dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka thënë se kishte shuar një numër qëllimesh terroriste, duke përfshirë caqe të lidhura me Shtetin Islamik në Siri

Fotografi e nxjerrë nga një video e Rudaw TV që shfaq tymin duke dal nga një ndërtesë e goditur në Irbil të Irakut më 16 janar 2024.

Irani sulmoi me raketa atë që pretendoi se ishte “seli e spiunëve izraelitë” afër Konsullatës amerikane në Irbil të Irakut dhe shënjestroi caqe të lidhura me grupin militant, Shteti Islamik, në veri të Sirisë.

Katër civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas sulmit të së hënës mbrëma afër Konsullatës amerikane në Irbil, që është selia e rajonit gjysmë autonom kurd, sipas këshillit të sigurisë së qeverisë rajonale kurde.

Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha përmes një deklarate se goditi selinë e shërbimit të inteligjencës së Izraelit, Mossad, në rajonin kurd të Irakut.

Në një deklaratë tjetër, Garda tha se gjuajti një numër të raketave balistike ndaj “operacioneve terroriste”, përfshirë caqe të IS-it në Siri, duke shtuar se i ka shkatërruar këto caqe.

Izraeli nuk ka pranuar menjëherë sulmin në Irbil dhe Ambasada izraelite në Uashington nuk ka komentuar lidhur me pretendimet iraniane se ka shënjestruar selinë e Mossad-it.

Sulmet iraniane vijnë në një kohë të tensioneve të rritura në rajon dhe frikës se lufta në Gazë mund të zgjerohet.

Që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, milicitë e mbështetura nga Irani në Irak pothuajse në baza ditore kanë kryer sulme me dronë nga bazave në Irak dhe Siri ku gjenden të stacionuar trupat amerikane.

Këto sulme, sipas milicive, po kryen në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes që Uashingtoni i jep Izraelit dhe në përpjekje që të detyrojnë trupat amerikane të largohen nga rajoni.

SHBA-ja dënon fuqishëm “sulmet e pamatura me raketa” në Irbil, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Ai ka thënë se sulmet “minojnë stabilitetin e Irakut”, raporton REL.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se SHBA-ja ka gjurmuar raketat, që goditën caqe në veri të Irakut dhe në veri të Sirisë, dhe sipas tij, asnjë ndërtesë e SHBA-së nuk është goditur gjatë sulmeve.

Sipas këtij zyrtari, nga të dhënat fillestare, sulmet ishin “të pamatura dhe joprecize”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika