Irani kushtëzon uljen e pasurimit të uraniumit me heqjen e plotë të sanksioneve amerikane

Irani ka shprehur gatishmërinë për të “hollojur” rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta, me kusht që Shtetet e Bashkuara të heqin “të gjitha sanksionet” ndaj Teheranit.

Këtë deklaratë e bëri të hënën kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, pas rifillimit të bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor iranian.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me mundësinë e reduktimit të pasurimit të uraniumit në nivelin 60 për qind, Eslami tha se një hap i tillë varet drejtpërdrejt nga heqja e plotë e sanksioneve.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi deklaratën e tij, pa sqaruar nëse kërkesa përfshin të gjitha sanksionet ndërkombëtare apo vetëm ato të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Para sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor të vitit 2025, Irani pasuronte uraniumin në nivelin 60 për qind, shumë mbi kufirin prej 3.67 për qind të parashikuar nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila tashmë nuk është më në fuqi.

Të fundit nga rubrika