Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka njoftuar se vendi po lejon kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e naftës – për sa kohë që ato nuk i përkasin Amerikës ose Izraelit.
Në një intervistë për kanalin televiziv Newzroom Afrika, Esmail Baghaei deklaroi se anijet do të lejohen të kalojnë nëpër ngushticë pas koordinimit të nevojshëm me autoritetet iraniane, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Duke iu referuar konfliktit më të gjerë, Baghaei tha se Irani nuk do të tolerojë një “cikël të dëmshëm lufte, negociatash dhe armëpushimi”.
Në qershor, një luftë 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit përfshiu edhe SHBA-në, e cila goditi disa nga objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit.
“Ata thanë të ndalemi, kështu që u ndalëm, dhe pas nëntë muajsh, ata nisën përsëri,” tha Baghaei.