Një zëdhënës i ushtrisë iraniane ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë goditur objektiva të parëndësishëm, ndërsa paralajmëron për sulme të ardhshme “rrënuese, më të gjera dhe shkatërruese”.
Në një deklaratë të shpërndarë nga agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me IRGC-në, ai thotë se të dy vendet kanë informacion “të paplotë” për kapacitetet dhe pajisjet ushtarake të Teheranit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Zëdhënësi shtoi se prodhimi ushtarak i Iranit “ndodh në vende që ju nuk i njihni aspak”, duke hedhur poshtë pretendimet e Trump se stoku i armëve të Iranit është zvogëluar ndjeshëm.
Ai thotë se SHBA-ja dhe Izraeli “duhet të paguajnë për agresionin që kanë nisur”.