Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Garda Revolucionare e Iranit pretendon të ketë rrëzuar një avion luftarak izraelit që po fluturonte në hapësirën ajrore iraniane këtë mëngjes.
Sipas këtij pretendimi, bëhet fjalë për incidentin e tretë të këtij lloji që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka konfirmuar më herët se një nga avionët e saj është vënë nën zjarr kundërajror mbi Iran, por ka theksuar se avioni ka identifikuar kërcënimin në kohë, nuk ka pësuar dëmtime dhe ka përfunduar misionin sipas planit.
Autoritetet iraniane deklarojnë se gjatë luftës kanë rrëzuar mbi 200 mjete ajrore në hapësirën e tyre, përfshirë dronë, raketa lundrimi, avionë cisternë dhe avionë luftarakë.