Irani reagon pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po përshkallëzohen pas sulmit të SHBA-së mbi ishullin Kharg, një nga objektivat strategjike në Gjirin Persik.

Mohsen Rezaei, anëtar i Këshillit të Sigurisë së regjimit iranian, ka bërë të qartë qëndrimin e Teheranit mbi lundrimin amerikan në rajon teksa u shpreh se Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet dhe asnjë anije amerikane nuk ka të drejtë të hyjë në Gjirin Persik.

“Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet dhe asnjë anije amerikane nuk ka të drejtë të lundrojë në Gjirin Persik. Siguria do të sigurohet vetëm pas largimit të SHBA-së nga rajoni.”

Ai shprehu edhe paralajmërimin e Iranit se çdo lëvizje ushtarake amerikane në këtë zonë konsiderohet e papranueshme dhe se Teherani kërkon garanci për sigurinë e saj rajonale.

Rezaei shtoi gjithashtu se konflikti nuk do të marrë fund pa kompensime dhe garanci të plotë për të ardhmen.

“Konflikti do të marrë fund vetëm kur të marrim të gjitha dëmshpërblimet nga SHBA dhe të sigurojmë një garanci të plotë për të ardhmen tonë, gjë që nuk mund të arrihet pa tërheqjen e forcave amerikane nga Gjiri Persik”, tha ai.

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika