Irani sfidon Trumpin, lufta mund të zgjasë shumë më tepër

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë brenda disa javësh, por Irani është i përgatitur për një konflikt shumë më të gjatë, sipas ministrit të Jashtëm iranian.

Irani është i gatshëm për “të paktën gjashtë muaj” luftë, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një intervistë të martën, ndërsa Trump këmbëngul se lufta mund të mbyllet brenda dy deri në tre javësh, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Ne nuk vendosim afate për mbrojtjen tonë. Do ta mbrojmë vendin dhe popullin tonë sa të jetë e nevojshme dhe me çdo mjet të domosdoshëm,” tha Araghchi për Al Jazeera.

“Nuk ka rëndësi çfarë afatesh vendosin armiqtë tanë për veten e tyre. Megjithatë, rekomandimi ynë është që ta përfundojnë këtë luftë në mënyrë të plotë dhe të përhershme përpara se të përballen me dëme të mëtejshme,” shtoi ai, duke theksuar se fundi i luftës duhet të përfshijë paqe në të gjithë rajonin.

Araghchi tha se Teherani nuk është në negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin, pavarësisht pretendimeve të Trump se SHBA është në “bisedime serioze” me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Iran.

“Negociata është kur dy vende angazhohen në bisedime për të arritur një marrëveshje, dhe një gjë e tillë nuk ekziston mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara,” tha ai.

Megjithatë, Araghchi pranoi se ka marrë mesazhe nga i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe se SHBA dhe Irani kanë komunikuar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se “po shkëmbehen mesazhe” me Iranin dhe se ekziston “mundësia për një takim të drejtpërdrejtë në një moment.”

Araghchi tha se Irani nuk i është përgjigjur propozimit me 15 pika të SHBA-së, duke kundërshtuar pretendimet e Trump se Teherani kishte rënë dakord me “shumicën” e kërkesave për t’i dhënë fund luftës. Një zëdhënës iranian i quajti këto kërkesa “kryesisht të tepruara, jorealiste dhe të paarsyeshme.”

“Presidenti amerikan duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen e tij,” tha Araghchi për Al Jazeera.

“Nuk mund t’i flitet popullit iranian me gjuhën e kërcënimeve dhe afateve.”

Rubio: SHBA-ja sheh fundin e luftës me Iranin

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika