Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), kanë njoftuar se kanë goditur një kompleks petrokimik në zonën e Jubailit në Arabinë Saudite, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Në deklaratë thuhet se sulmi me dronë dhe raketa është kryer si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të mëparshme ndaj objekteve petrokimike në Iran të hënën.
Më herët, agjencia AFP raportoi për një sulm në këtë kompleks, duke cituar një burim në terren, i cili tha se zjarri dhe shpërthime të forta janë dëgjuar në zonë.
Gjithashtu, disa media iraniane, përfshirë Fars, Nour dhe Tasnim, raportuan për zjarr në kompleks dhe publikuan pamje që pretendojnë se tregojnë objektin në flakë.
BBC thekson se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, ndërsa autoritetet saudite ende nuk kanë reaguar për raportimet.