Anëtari i parlamentit iranian, Alaeddin Boroujerdi, ka thënë sot në televizionin shtetëror se disa nga anijet që kalojnë përmes Ngushtica e Hormuzit po paguajnë “një tarifë prej 2 milionë dollarësh” ndaj Iranit.
Ai ka thënë se po vendoset një regjim i ri qeverisës në këtë ngushticë dhe se “lufta ka kosto”, duke shtuar se kjo tregon autoritetin dhe të drejtën që posedon Republika Islamike e Iranit, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Kujtojmë se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA do të “shkatërrojë” centralet elektrike të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet brenda një afati prej 48 orësh.
Trump i ka vendosur Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, por nëse nuk ndodh kjo ai thotë se SHBA do të “shkatërrojë” centralet elektrike iraniane.