Zëdhënësi i selisë Khatam al-Anbiya të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka bërë të ditur se forcat iraniane kanë shënjestruar një anije mbështetëse ushtarake amerikane në një distancë të konsiderueshme nga porti i Salalah në Oman.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, u theksua se Irani respekton sovranitetin e Omanit, duke e cilësuar atë si një vend mik dhe vëllazëror.
Ndërkohë, autoritetet në Kuvajt raportuan për disa sulme me dronë ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të vendit. Sipas një zëdhënësi të Autoritetit të Aviacionit Civil, dëmet nga sulmet ishin të kufizuara dhe nuk u raportuan viktima.
Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër dron iranian goditi një depo karburanti në të njëjtin aeroport, duke sinjalizuar një rritje të tensioneve në rajon.