Ish-deputeti i LDK-së i bën thirrje Abdixhikut “të zgjohet nga letargjia dhe vetëkënaqësia e tij”

Naser Rugova, ish-deputet i LDK-së, i ka bërë thirrje Lumir Abdixhikut, kryetarit të partisë, që të "zgjohet nga letargjia dhe vetëkënaqësia e tij". Ai ka kritikuar mungesën e aktivizimit të opozitës dhe ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më aktive

Ish-deputeti, Naser Rugova, i ka bërë thirrje të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut që “të zgjohet nga letargjia dhe vetëkënaqësia e tij”.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se opozita duhet të jetë më aktive dhe këtu, sipas tij, duhet të printe LDK-ja.

“Nëse një kryetar i një partie opozitare bën apel eja të bëhemi bashkë tri partitë opozitare që janë në Parlament që ta mundim kryeministrin aktual, kjo për mua është shenjë dobësie. Mungesë e alternativës dhe mungesë e vizionit.

Edhe unë publikisht bëj apel kryetarit të LDK-së, kryetari të partisë sime, të mendoj seriozisht si një parti me ‘background’ edhe historik edhe politik, edhe ideologjik dhe me një traditë të jashtëzakonshme shtet-ndërtuese që të zgjohet nga ajo letargjia dhe vetëkënaqësia e tij se po i takoj disa struktura dhe po i mbledhin nja 200 veta dhe po i bëjnë do foto për Facebook… thjesht Kosova është në një situatë tepër senzitive, pak muaj më parë kemi pasur agresionin terroristo-diversant nga ana e Serbisë ndaj shtetit tonë. Unë besoj se LDK-ja do të duhet të ishte lokomotiva prietare e spektrit politiko-opozitar”, ka thënë Rugova në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika