Ish-deputeti i LVV-së, Krasniqi: Të rregullohen raportet me ShBA-të ose të rrëzohet Qeveria Kurti

Ish-deputet nga radhët e LVV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës. Sipas tij, Albin Kurti, ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën

Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi

“Unë kam ardhur këtu për t’iu kërkuar falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje. Unë u kërkoj falje, se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”.

Kështu është shprehur Florin Krasniqi në studion e “Debat Plus”, teksa ka shtuar se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën.

“Gjermania është shtet i begatë ia kemi pa hajrin, por është i dobët politikisht, as vizat s’po mundet të na heqë. Unë s’jam kundër saj dhe relacionit me Kosovën, por relacioni me Evropën është i nevojshëm, e me Amerikën i shenjtë”, ka thënë ai.

Lidhur me vizitën e fundit të Kurtit në SHBA, Krasniqi ka thënë se Kurti kishte takuar njerëz më të rëndësishëm përgjatë kohës kur ai ishte përkrah tij.

“Njerëz më të rëndsishëm ka takuar kur ka qenë me mua e Visar Ymerin sesa kur ka qenë tash. Kryeministri i Kosovës duhet të takohet me njerëz në State Departament dhe Pentagon ”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se kjo vizitë është shembulli sesi Kurti ka acaruar mardhëniet me SHBA-të.

Duke e cilësuar Kurtin si “të rrezikshëm”, ai ka thënë se Kosova është duke injoruar Amerikën, gjë e cila sipas tij, nuk guxon të ndodhë.

Teksa tregon se sa i zhgënjyer është me punën e deritanishme të Kurtit, ish-deputeti i LVV-së ka thënë se pritshmëritë e tij ndaj Kurtit ishin më të mëdha.

“Kosovës i duhet një lider i fuqishëm, i përkrahur nga miqtë tanë”, ka përfunduar ai.

 

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika