Ish diplomati Canaj: PDK-ja e LDK-ja e kanë betejën për vendin e dytë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike po garojnë për vendin e dytë në zgjedhjet e ardhshme, kështu ka thënë ish-diplomati Blerim Canaj. Ndërkaq, politologu Fidan Ukaj ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk pritet të ketë një përqindje të lartë si në zgjedhjet e mëparshme

Blerim Canaj, ish-diplomat.

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e dytë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, të dorëzohesh para kohës është absurde.

“Do të ishte absurde që partitë, sepse po e vërej që PDK-ja dhe LDK-ja siç duket ende po e kanë një betejë për vendin e dytë dhe kështu është pastaj pyetja pse duhet të bëhet betejë para kohe, a është dorëzim para kohe apo çfarë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

PDK-ja e ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën, për këtë, ish-diplomati Canaj ka thënë se ky vendim i tyre e ka sjellë partinë në vendin e dytë.

“Ofrimi i një kandidati të tillë mendoj që e ka sjellë PDK-në në vendin e dytë në një situatë të tillë çfarë ka qenë, e them shlirë që një kandidatë i tille e ka sjellë PDK-në në vendin e dytë për shkak se ka qenë aty beteja”, ka deklaruar mes tjerash Canaj.

Fidan Ukaj, politolog.

Po ashtu, edhe politologu Fidan Ukaj, ka thënë se Hamza është kandidati i duhur i PDK-së që e nderon edhe qytetarin e Kosovës.

“Bedri Hamza është kandidati [për kryeministër] i duhur i PDK-së që e nderon edhe qytetarin e Kosovës, për arsye se nëse e shohim në aspektin e kandidatëve të tjerë, ky nuk ka pasur afera korruptive, po ashtu ka pasur një mirëqeverisje në përgjegjësitë e tija që i ka pasur”, ka deklaruar Ukaj në FIVE.

Ndërsa, sipas Ukajt, Lëvizja e Vetëvendosjes (LVV) nuk do ta ketë një përqindje si në zgjedhjet e kaluara.

I pyetur se kush e rivalizon kryeministrin Albin Kurti më shumë në këtë kontekst, Ukaj ka thënë përderisa nuk ka një bashkim të partive opozitare, LVV-ja do të jetë përsëri në krye.

“Nëse do të ishte një bashkim i opozitës mendoj se do të ishte një rival serioz karshi pozitës. Ndërsa kjo ndarje, ose ky mosbashkim i opozitës i krijon favor Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kurtit që të jetë po prapë partia e parë në Kosovë”, ka deklaruar Ukaj.

Por, sipas Canajt kjo varet shumë nga aktiviteti i partive opozitare se sa do të jenë aktive dhe çfarë strategjie do ta përdorin.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika