Ish-drejtori i burgjeve: Faton Hajrizi nuk është dashtë të transferohet në Smrekonicë, risocializimi nuk ishte në nivelin e duhur

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, ka kritikuar transferimin e Faton Hajrizit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës pas arratisjes së tij

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, ka komentuar arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, duke theksuar se transferimi i tij në një institucion të tipit të hapur ishte një gabim.

Hajrizi, i cili është arratisur nëntë herë që kur u arrestua për vrasjen e një ushtari rus në Skenderaj në vitin 1999, nuk duhej të ishte transferuar në Smrekonicë, sipas Zogajt.

“Pasi ka ende ato qëndrime me u largu, me ikë  prej burgut, nuk është dashtë me ardhë në Smrekonicë fare. Është me mbetë në burgun Sigurisë së Lartë apo në Dubravë, apo në qendra tjera të paraburgimit. Por shiko kush ka vendos nuk e di, po aty është përgjegjësi që e kanë sjellë”, tha Zogaj gjatë një intervistë në emisionin “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Ai gjithashtu theksoi se procesi i risocializimit për Hajrizin nuk ishte në nivelin e duhur dhe se vendimi për transferimin e tij duhet të ishte bazuar në një vlerësim më të detajuar nga psikologët dhe sociologët.

“Nuk e di sa ka qenë qasja e psikologut dhe sociologut në këtë rast dhe të tjerëve, mirëpo gabimi është lëshuar. Procesi i risocializimi nuk është në nivelin e duhur, Fatoni ia ka shkelë”, ka thënë Zogaj, në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Faton Hajrizi lajmërohet nga arratia: Provokimet me shtynë të arratisem nga burgu

Ndërkaq, Hajrizi është lajmëruar nga arratia mbrëmë në rrjetin social TikTok.

Me një maskë në fytyrë, Hajrizi ka sqaruar arsyet e arratisjes dhe ka theksuar se nuk po fsheh fytyrën, por kishte pësuar një lëndim gjatë arratisjes. Hajrizi, në videon e tij, deklaroi se planifikon të hyjë live në “TikTok” për të folur më gjerësisht për situatën.

Gjatë arratisjes, siç tregon Hajrizi kishte përjetuar vështirësi me telat dhe murin e burgut, të cilat i shkaktuan lëndime në fytyrë. Në video, ai falënderoi përkrahësit e tij dhe adresoi kritikat, duke theksuar se nuk është ashtu siç e përshkruan policia.

“Dikush mund të thotë që këtij personi i është bërë hobi të ik nga burgu, por nuk është e vërtetë. Unë dua të jem i lirë si të gjithë shqiptarët. Nuk jam Albin Kurti unë me u mërzit për Izraelin a Ukrainën a janë të lirë. Arsyeja pse unë jam kanë me datën 1 dhe jam kthyer me datën 3 në vikend, arsyeja pse nuk kam ikur gjatë vikendit është pikërisht për shkak se kam dhënë fjalën se nuk iki nga vikendi”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi vuri në dukje trajtimin e padrejtë që pretendon që ka marrë në burg. Dhe, sipas tij, provokimet e zyrtarëve të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë e kanë shtyrë të arratiset,  teksa pohoi se ka marrë vendimin për t’u arratisur përkohësisht, por do të kthehet për të përfunduar dënimin e mbetur, në kohën që do të vendosë vetë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika