Ish-e burgosura politike thotë se udbashi Astrit Koshi e kërcënoi me dhunim seksual

Ish-e burgosura politike, Zyrafete Kryeziu-Manaj, ka treguar për përvojat e saj të tmerrshme gjatë burgimit nga UDB-ja jugosllave, duke përmendur tortura dhe abuzime, veçanërisht nga Astrit Koshi, i cili e kërcënoi me abuzim seksual

Zyrafete Kryeziu-Manaj, ish-e burgosur politike, ka rrëfyer për torturat dhe abuzimet e përjetuara gjatë burgimit nga shqiptarët që ishin pjesë e UDB-së famëkeqe.

Kryeziu-Manaj ka përmendur Astrit Koshin, i cili, sipas saj, ka kërcënuar me abuzim seksual dhe me vrasje, duke thënë se mund ta zhveshte dhe ta hidhte nga dritarja, duke e paraqitur këtë si vetëvrasje.

“Astrit Koshi ka qenë për nga mosha më i ri. Dhe nuk ka qenë i trishtueshëm në tortura, ka qenë i trishtueshëm në imoralitetin e tij, për arsye se tash për herë të parë po e them, ai më ka thënë ‘tash ti je lidhur me pranga (lidhur për radiatori), tash ty mundem të të zhvesh e me t’i bo të gjitha ato çka më pëlqen të bëj, dhe e hapi dritaren të hudhi prej dritares dhe them se je vetëvrarë’.

Astrit Koshi s’e harroj kurrë dhe ka qenë njëfarë Sala, mbiemri nuk më kujtohet. Ka qenë edhe ky hiq më i mirë se këta tjerët. Pastaj qenë Sahit Zogaj, por ky s’më ka marrë ne pyetje në sekretarin e policisë në Prizren. Po ky e ka përcjell situatën time dhe pasi jam liruar pas burgut”, ka thënë Kryeziu-Manaj në “Debat Plus”.

Kryeziu-Manaj shpjegoi se motra e saj 16-vjeçare, e cila vuante nga një sëmundje serioze dhe sapo kishte kryer një operacion, u arrestua dy ditë pas operimit.

“Pas jam liruar ka pasur veprimtari ilegale, edhe unë kam qenë edhe motrat e mia. Çka është interesant për të theksuar, kur kam qenë në burg në Mitrovicë, motrën time më të vogël e cila ka ën maturë se tri herë në të njëjtën shkollë, që e kanë larguar, e kanë arrestuar pas meje. Ka qenë e sëmur prej zorrës qorre dhe ka shkruar të operohet në Prizren. Në ditën kur është operuar, ditën e nesërme kanë shkruar udbashët, Daut Morina me e arrestu, pasi kanë menduar se nuk ka qenë e sëmurë po t’i i ik fajësisë.

Mirëpo ka qenë një Arif Elshani kryeinfermier, i cili nuk e ka lejuar ta arrestojnë atë ditë, pasi ka qenë në gjendje të operuar. Ju ka thënë derisa është brenda spitalit është pacientja e jona. E kanë arrestuar dy ditë pas operimit. Edhe nuk e kanë pyet e kanë arrestuar edhe e kanë sjell në burgun e Mitrovicës”, ka shtuar ish-e burgosura politike.

Kryeziu-Manaj përshkroi këto përvoja si jashtëzakonisht të vështira, teksa ka treguar se këta udbbashë i kanë torturuar edhe motrën e vogël, që atëbotë ishte vetëm 16-vjeçare.

“Për mua jo pse ka qenë e lehtë dhuna fizike, pasi nuk ka dhunë të lehtë fizike. Kur të prangosnin për radiatori të të rrahin me shuplaka e pendrek. Për mua ka qenë trishtimi më i madh kanë qenë fjalët e Astrit Koshit. Ky Daut Morina nuk ka pasur kurrfarë kufiri, sillte, ofendonte, nuk ka qenë më i mirë as Vesel Krasniqi…

Sahit Zogaj nuk më ka marrë (në pyetje) dhe nuk kam pas tortura prej tij, ka pasur motra ime 16-vjeçare. Ndoshta u maltreua shumë më shumë sesa unë në burg”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika