Ish-inspektori i AKI-së: Mund të ketë incidente të vogla në ditën e zgjedhjeve në veri

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se gjatë ditës së zgjedhjeve në veri mund të ndodhin incidente të vogla, ndërsa, sipas tij, nëse zgjedhjet nuk do të mbaheshin “shteti do të dukej joserioz dhe jashtëzakonisht i dobët”

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani,

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’u drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se gjatë ditës së zgjedhjeve mund të ndodhin incidente të vogla, ndërsa tendencat për të ndërprerë zgjedhjet duhen parë sipas mundësive që kanë serbët në veri.

“Incidente të vogla ka me pas, tendenca ka me pas, mirëpo tendencat (për ndalim të zgjedhjeve) duhet me i pa karshi mundësive që i kanë”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se incidentet nuk i arrijnë barrikadat e kaluara që kishin vendosur serbët në veri.

“Nuk besoj që shkojnë deri aty. Ideja është se tashmë serbët janë frikësuar javë me radhë, nuk është problemi a dalin serbët edhe po dalin këta me i pengu me barrikada. Unë mendoj që ata vec e kanë ndarë mendjen për shkak të frikës, për shkak të kushtëzimeve që ia ka bërë Beogradi. Ata ndoshta do të kishin dalë po të mos i kishin pengesat nga Beogradi”, ka thënë Mushkolaj.

Po ashtu, Sopjani ka thënë se herën e parë që nuk u mbajtën zgjedhjet ishte vendim i duhur, dhe sipas tij, zgjedhjet kësaj radhe duhet të mbahen sepse “shteti do të dukej joserioz dhe jashtëzakonisht i dobët”.

“Nëse zgjedhjet nuk do të ishin mbajtur edhe këtë herë, thjesht ajo që do të ishte krijuar, do të ishim treguar joserioz si shtet edhe jashtëzakonisht të dobët. Kështu që zgjedhjet duhet të mbahen”, është shprehur Sopjani.

Ndër të tjera, ai ka thënë se sistemi zgjedhor nuk e potencon rëndësinë e pjesëmarrjes, sepse “edhe me një pjesëmarrje shumë jashtëzakonisht të ulët, zgjedhjet janë legjitime dhe të pranueshme”.

“Do të thotë ata kandidatë aq sa marrin vota, nëse vetëm njëri merr vota më shumë se ai tjetri, ai është kryetar i komunës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika