Ish-kandidati për president të Serbisë publikon foto me Osmanin: Diskutuam për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, në fotografinë e publikuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, ka thënë se kanë diskutuar për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës

Fotoja e publikuar në llogarinë e ish-kandidatit për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq

Të shtunën e 18 shkurtit, ish-kandidati për president të Serbisë dhe njëherësh kryetari i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, ka publikuar një fotografi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

Përmes një postimi, Sanduloviq ka thënë se me presidenten Osmani ka shkëmbyer mendime për zgjidhjen finale të çështjes së Kosovës.

Ishte nder për mua që të shkëmbeja mendime me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Kjo foto, si dhe fotoja ime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është dëshmi se zgjidhja ekziston edhe pa presidentin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sandoloviq në Twitter.

Ndryshe ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq ka vizituar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë.

Gjatë kësaj dite ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti, dhe ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika