Ish-krerët e UÇK’së i shprehin ngushëllime për familjen Mustafa përmes OVL UÇK-së

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët që po mbahen atje, të cilët kanë kërkuar që përmes OVL UÇK-së t’i përcillen ngushëllimet familjes Mustafa për humbjen e familjarit të tyre.

Në emër të Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafa.

“Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda”, thuhet në mesazhin e përcjellë nga OVL UÇK, duke nënvizuar se kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër bashkëluftëtarë dhe në kujtesën kolektive.

OVL UÇK thekson se, pavarësisht rrethanave, lidhja dhe solidariteti me familjet e bashkëluftëtarëve dhe me qytetarët mbeten të palëkundura.

Nesër varroset babai i Sali Mustafës

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika