Ish-polici në pranga për rrëmbim

Një ish pjestarë i MUP-it, që ishte edhe pjesë e Policisë së Kosovës, është arrestuar nën dyshimet se është i përfshirë në plagosjen dhe rrëmbimin e serbit, Milan Vukashinoviq brenda territorit të Kosovës. Çka u gjet në shtëpinë e tij tregoi Policia e Kosovës, e ndërkohë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, nuk po kursehet nga publikimi i të gjitha detajeve për rastin.

Më shumë se një muaj kohë i janë dashur institucioneve të sigurisë që të identifikojnë e të arrestojnë të dyshuar për rrëmbimin e një serbi, në veri të Kosovës.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës, ka arritur të arrestojë V.M, i cili dyshohët të ketë ndihmuar për rrëmbimin e  Milan Vukashinoviq, i cili aktualisht gjendet në Serbi, e për gjendjen shëndetësore të tij ka pak informacione.

Pas arrestimit zyrtarët policor bastisën shtwpinë e objektet përcjellëse të të dyshuarit.

“Leposaviq / 01.11.2025 – NN.   Më datë 20.12.2025, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata, ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit m/k, i cili dyshohet se është i përfshirë në dhënien e ndihmës në kryerjen e veprës penale. Ky rast ka ndodhur më datë 01.11.2025, ku viktimë e rastit është një mashkull kosovar. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: 9 telefona celularë, 1 llaptopë, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Për arrestimin e tij, ishin të përfshirë edhe agjentë të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, e informacione më të detajuara shpalosi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili tha se i dyshuari kishte qenë pjestarë i Policisë së Kosovës, por që kishte dhënë dorëheqje.

“Në kuadër të hetimeve intensive që po kryhen lidhur me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor 2025 nga strukturat e sigurisë së Serbisë, sot, në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak ish-pjesëtari i MUP-it të Serbisë, i cili ishte integruar në PK sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje, V.M. Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi. V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.”

Ndërkohë që ish drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi thotë se për të zbuluar një krim të tillë, duhet hetim më i gjatë.

“Kërkojnë hetim ma të gjatë derisa të identifikohen këta persona, Policia së bashku me AKI-në kanë informacione të sigurta që ky qytetar ka qenë i involvuar që i ka ndihmuar pushtetarët e Serbisë, apo ata që kanë zhvilluar aksionin në asfërsi të Leposaviqit, meqë rast është plagos një qytetar i Kosovës, që e kanë tërhek edhe sot e gjindet në spitalet e Serbisë, për të cilin aq sa kam njohuri shumë pak dijnë edhe familja edhe shumë pak i lejojnë me pa gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi.

Milan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmeria serbe, më 01 nëntor të këtij viti.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika