Ish-rreshteri major i FSK-së jep detaje për grupin “Kobrat” që po tenton të hyjë në Kosovë

Ish-rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fetah Zejnullahu, ka thënë se grupi "Kobrat" është një njësit policr, ku misioni i tyre është sigurimi i afërt dhe reagimi i shpejtë

Fetah Zejnullahu, ish-rreshteri major i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk mund të thuhet asnjëherë se siguria është në nivelin e duhur sepse sipas tij, dominimi i kërcënimeve të sotme dallon nga ajo e kaluara.

“Dallimi mes sfidave të sotme dhe të kaluarën në aspektin e sigurisë është zhvillimi i teknologjisë, përdorimi i dronëve, i satelitëve, i armatimit të përsosur dhe zhvillimi i kapaciteteve ushtarake. Kjo nënkupton që është avancuar shumë aspekti ushtarak në nivel të sigurisë globale”, ka thënë Zejnullahu.

Zejnullahu, për njësitin “Kobrat”, ka thënë se është një njësit policor ku misioni i tyre është sigurimi i afërt dhe reagimi i shpejtë.

“Këto njësi janë elite dhe këto normalisht menaxhohen prej komandës qëndrore për shkak të misionit që kanë…Unë mendoj që jo vetëm njësiti “Kobra” por edhe njësite tjera ushtarake kanë potencial të trajtojnë njerëz, grupe të ndryshme për mundësi të reagimit në vende të caktuara ku ata e planifikojnë operacionin”, ka thënë tutje ai.

Ish-rreshteri major i FSK-së i ka potencuar dy sfida me të cilat mund të ballafaqohet siguria në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se nga këto grupe mund të ketë reagime dhe veprime terroriste dhe rrezikshmëria nga këto grupe mund të jetë depërtimi i individëve, grupeve qoftë në nivel skuadre apo edhe në nivele më të vogla, përmes vijës kufitare.

“Mundësia e dytë mund të jetë organizimi i ndonjë kryengritjeje, gjë që unë më shumë i jap fokus kësaj sepse politika e Serbisë ka insistuar gjithmonë, tash edhe në votimet e fundit, që të mos ketë reputacion pakica serbe në Kosovë, që çdoherë ta paraqesë tek ndërkombëtarët situatën e brishtë she shtypjen e qytetarit serb nga vetë Qeveria e Kosovës”, është shprehur mes të tjerash Zejnullahu.

Më tej ai ka theksuar se një pjesë e komunitetit serb që rreshtohen bashkë me Listën Serbe mund të organizojnë një “kryengritje” apo mospajtim me institucionet kosovare.

Për më shumë, mund të shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika