Ish-snajperisti i Koshares me rrëfim emocionues: Me pasaporta false nga Amerika erdhëm të luftojmë për vendin

"Lumët na që i patëm disa luftëtarë që luftuan për Shqiptarinë. Unë në atë kohë kur hyra në vijë të frontit, nuk kam ditur ku ishte Kosharja, vetëm e dija se po i dal zot Atdheut", kështu ka rrëfyer ish-snajperisti i Betejes së Koshares, Musa Smajli i cili ka treguar se si nga Amerika erdhi me pasaportë false për të luftuar për vendin dhe la pas familjen e tij

Musa Smajli, luftëtar i Betejës së Koshares

Luftëtari i Betejës së Koshares, Musa Smajli me rastin e 24-vjetorit të kësaj beteje ka rrëfyer për kohën para se të hynte në vijën e frontit dhe sakrificat e asaj periudhe.

“Në atë vit kur filloi lufta u dashtë sakrificë e madhe, unë isha në Amerikë, isha me biznese, ishte problem i madh të vendosja, në Gjermani isha njëherë pastaj shkova në Amerikë isha aktiv nëpër klube për lobim shqiptar, ishte organizata “Rilindja thërret në veprim” dhe duke biseduar me Bujar Bukoshin, na thanë kushdo që vendos të punojë për vendin e tij mundet të vijë. Nuk më pranoi Batalioni i Atlantikut, erdha të luftoj për Kosovën”, ka thënë Smajli.

Në emisionin “Five” të RTV Dukagjini ai ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë të lë mbrapa familjen e tij.

“Isha i pregaditur, mora vendime të rënda, duke biseduar me vëllain tim, vendosa që të vi dhe të luftoj. Nuk na zike gjumi, na thirri atdheu, fëmijët dhe të gjithë i lashë mbrapa, i mësyva aeroplanit me pasaporta false”, ka vijuar ai.

Po ashtu ai ka treguar se edhe në atë kohë organizimi i hierarkisë në luftë nuk ka qenë i mirë dhe se disa marrin merita nga lufta për të cilën nuk kanë kontribuar shumë.

“Nuk ka pasur organizim të mirë, ata që nuk kanë bërë asgjë për vendin kanë përfituar në shpinë të njerëzve të mirë. Disa komandanta nuk kanë bërë gjë për luftën, 70mijë veteranë me pas kaq shumë është interesante, unë e kam shkelë krejt Dukagjinin e Kosharen me këmbë, kurse dikush tjetër flet dhe i merr vlerat”.

Ai ka rrëfyer edhe për sakrificat kur ishte në vijë të frontit.

“Kemi vuajtur pa ushqim. Unë kam vuajtur më shumë, ka qenë ndjenjë interesante, kam parë djem, më vjen keq për ta, luftëtarë të vërtetë”. Ushtari është ushtar, nuk ka të drejtë të flasë, duhet të flasin luftëtarët. Lumët na që i patëm disa luftëtarë që luftuan për Shqiptarinë. Unë në atë kohë kur hyra në vijë të frontit, kontakti i parë ishte me Naim Malokun. Nuk kam ditur ku ishte Kosharja, vetëm e dija se po i dal zot Atdheut”.

Ndryshe, të hënën bëhen 24 vjet që prej Betejës së Koshares, e cila konsiderohet si njëra nga më të rëndësishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika