Ish-ushtaraku: Pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit, jo të kompensohen me pushim

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e FSK-së të paguhen për punën jashtë orarit

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka kërkuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të paguhen për punën jashtë orarit, në vend që të kompensohen vetëm me ditë të lirë.

Kjo situatë, sipas tij, ndikon në operativitetin e FSK-së dhe mirëqenien sociale të ushtarëve. Ai shprehu shpresën se ministrat e Mbrojtjes dhe Financave do të trajtojnë këtë çështje me seriozitet.

“Që një kohë të gjatë një ligj është duke u shkelur brenda FSK-së dhe për këtë është i njoftuar ministri Maqedonci… Ligji për Pagat për Sektorin Publik dhe, rregullores 7/2003 për kompensimin për kujdestari, për punën gjatë natës dhe punë jashtë orari të Punës. FSK-ja është i vetmi institucion që pjesëtarët e saj punojnë jashtë orarit të punës dhe nuk kompensohen, është një rregullore aty brenda që është dashur të ndryshohet me vite,q ë është rekomanduar edhe nga Auditori i Përgjithshëm…

Pjesëtarët e FSK-së punojnë edhe jashtë orarit të punës dhe kompensohen vetëm me ditë të lirë, që po ndikon në operecionalitetin e FSK-së dhe, në mirëqenien sociale të tyre. Kjo shkelje e këtij ligji ka vite që është duke ndodhur. Kisha dashur shumë që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri Hekuran Murati le ta trajtojnë këtë çështje, që pjesëtarët e FSK-së të kompensohen edhe me para për punën e tyre jashtë orarit të punës”, ka thënë Veseli në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika