Ish-zv.presidenti i SHBA nxit blerjen e Grenlandës me mjete financiare në vend të një sulmi

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duhet të ndjekin një marrëveshje financiare për blerjen e Grenlandë, në vend të një ndërhyrjeje ushtarake, mes spekulimeve në rritje nga Shtëpia e Bardhë për të ardhmen e ishullit Arktik.

“Duhet të ketë një marrëveshje financiare afatgjatë që do të na lejonte ta blinim atë territor, ashtu siç ndodhi me blerjen e Luizianës, Alaskës dhe më tej”, tha Pence.

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se presidenti Donald Trump po shqyrton një sërë opsionesh për blerjen e Grenlandës, duke lënë të hapur edhe mundësinë e përdorimit të ushtrisë amerikane.

Trump ka përsëritur disa herë se dëshiron aneksimin e Grenlandës, duke argumentuar se një hap i tillë është i domosdoshëm për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Pence paralajmëroi se, në rast të një sulmi ushtarak ndaj Grenlandës, aleatët do të viheshin përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose të distancoheshin nga NATO, ose të dilnin në mbrojtje të territorit të sulmuar. Ai theksoi se e mbështet plotësisht idenë e gjetjes së një zgjidhjeje përmes dialogut dhe bashkëpunimit me Danimarkë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika