Ishte pjesë e trashëgimisë kulturore, digjet shtëpia më e vjetër në Mitrovicë

Një shtëpi që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore është përfshirë nga zjarri në Mitrovicë, deri më tani nuk raportohet për të lënduar

Ilustrim

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore njëherit edhe më e vjetëra, në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në  rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë  kulturore është përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika