Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kritikuar hapur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re dhe kandidaturën e Glauk Konjufcës si kryeministër.
Ismaili tha se as Konjufca, as ndonjë tjetër në Vetëvendosje – përpos Kurtit – nuk mund të mbajë detyrën e kryeministrit, duke e cilësuar seancën si farsë.
“Sot jemi thirrur në një seancë e pa kuptimtë sepse rezultatet i dimë të gjithë. Fillimisht është e pa kuptimtë sepse nuk ka njeri as më VV as në Kosovë fatkeqësisht, as vetë Glauk Konjufca që besoj që mund të jetë kryeministër i vërtetë e Kurti zëvend i tij. Kjo seancë është farsë.
A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim për të bërë një burim të mirë, hetime të zgjeruara ndaj Martin Berishajt.
Të kërkojë hetime të zgjeruara për Ministren Hajdari. Vota e PDK-së do të jetë kundër. Kjo seancë është për të tentuar të fajësohet ish-opozita…”, ka thënë Ismaili.