Ismaili: Me marrëveshjen për energji, disa konsumatorë mund të paguajnë më shumë e disa më pak

Fadil Ismaili ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për energjinë mund të krijojë dy lloje të konsumatorëve, të cilët sipas tij, mund të faturohen ndryshe, disa më shumë e disa më pak

Fadil Ismaili, ish-ministër i energjisë

Ish-ministri për energji në Qeverinë e Kosovës, Fadil Ismaili, ka thënë se nënshkrimi marrëveshjes për faturimin e energjisë në Mitrovicën Veriore, rrezikon që të krijohen dy lloj konsumatorësh.

Sipas tij, një lloj i konsumatorëve mund të paguajnë më pak e të tjerët më shumë.

“Nëse implementohet, mund të kemi dy lloj të konsumatorëve, dhe mund të vijë lehtë që kw i energjisë nuk do të jetë me çmimin e njëjtë që do ta paguajë emiri në Mitrovicën e veriut, a do të ketë më pak apo më shumë do të flasim më vonë për rrezikun e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, kompania serbe “Elektroserver”, nuk do të jetë vetëm furnizuese e energjisë, sepse furnizuesi nuk bën mirëmbajtje dhe nuk vendos për kyçjen e konsumatorëve të rinj.

“Regjistrimi i një furnizuesi, i cili nuk është vetëm një furnizues sipas marrëveshjes, furnizuesi nuk bën mirëmbajtje nuk është shfrytëzues i aseteve, këtu shohim se atje ka faturimin bile deri te ajo që vendos edhe për kyqjen e konsumatorëve të rinj, që i kalon kompetencat e një nënkontraktori të KEDS-it”, ka deklaruar ai.

Ish-ministri i energjisë, ka theksuar se marrëveshja e së martës nuk dallon nga ato të 2013-tës dhe 2015-tës. Sipas tij, e vetmja gjë që i dallon janë datat e caktuara për kryerjen e hapave, që do të mundësonin implementimin e marrëveshjes.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika