Ismet Munishi merr drejtimin e Dukagjinit

Ismet Munishi është rikthyer të punoj në Superligë dhe tani është zyrtarisht trajner i Dukagjinit

Klubi futbollistik i Dukagjinit ka njoftuar se me Ismet Munishin kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Pas largimit të Armend Dallku që qëndroi katër vjet në Klinë, Dukagjini sot ka zyrtarizuar Ismet Munishin si shef të ri të shtabit teknik.

Klinasit kanë njoftuar se tanimë kanë një trajner të ri dhe kontrata me Ismet Munishin është nënshkruar në prani të presidentit Fabjan Veseli.

“Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Klubit të Dukagjinit.

Ndryshe, Munishi është prej trajnerëve më të njohur në futbollin kosovar.

Munishi ka drejtuar Vushtrrinë, Dritën, Vëllaznimin, Feronikelin, Ballkanin, Gjilanin, Prishtinën e Ferizaj. Te Ferizaj ishte në pjesën e parë të edicionit të kaluar, por u largua në mungesë rezultatesh në Ligën e Parë. Së fundi ishte i angazhuar si analist televiziv.

Sa i përket, edicionit 2023/2024 të Superligës së Kosovës, Dukagjini e përfundoi në pozitën e shtatë. Pra, nuk do të luajë në gara evropiane.

Dukagjini vjet debutoi në Ligën e Konferencës. U ndal në raundin e dytë kualifikues nga Rijeka e Kroacisë. Në raundin e parë e kishte eliminuar Europan e Gjibraltarit.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika