Istrefi për vrasjen në QKUK: Kurti e Sveçla të shkarkojnë të gjithë personat përgjegjës për mos-zbatimin e ligjit

Dibran Istrefi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhet të shkarkojë të gjithë personat përgjegjës për mos zbatimin e ligjit

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini





Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini ka thënë se vrasje më makabër se kjo në QKUK nuk ka parë në të gjithë përvojën e tij mbi si gazetar.

Istrefi gjithashtu tha se duhet të këtë më shpejt reagime nga institucionet përgjegjëse për këtë rast, e jo që të përdoren ligjet si maskim.

“Maskimi më i mir që mundet me bo kjo shoqni është me u fsheh pas ligjeve… ka vdekur një grua shtatzëne, është vra, në përvojën time si gazetar mund ti numëroj qindra vrasje që kom raportu, e nuk kom pa rast ma makabër se ky”, ka thënë Istrefi në Debat Plus.

Ai tha se ka parë reagime të qeveritarëve, si të kryeministrit Kurti, ministrit Sveçla e të tjerëve, por kjo është e pamjaftueshme pasi duhet të marrin masa të menjëhershme.

Sipas Istrefit përgjegjësia këtu është te kryeministri pasi ka përgjegjësi të marrë masa mbi hierarkinë.

“I kom pa disa reagime të kryeministrit, të ministrit, Këshillit Gjyqësor..është vra po presim proceduara deri sa të arrijmë të deri në fund të proceduarve dhe në fund të ia lajm fajin atij (rojes) në QKUK. Këtu ka përgjegjësi prej kryeministrit e teposhtë, nuk po thom se ka kryeministri si individ, por si person që ka përgjegjësi me marrë masa në atë hierarki”, ka shtuar ai.

Sipas tij deri tash është dashtë Kurti e Sveçla të marrin situatën në dorë dhe të largojnë personat përgjegjës, deri në përfundim të hetimeve.

“Tash jemi më shumë se 24 orë që nga rasti dhe asnjë edhe një njeri nuk ka dhanë përgjegjësi për këtë rast. Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme deri tash krejt qet zingjir është dasht me qu në shpi, përveç atyre që ska kompentec… deri sa të kryhen hetimet, e kur te kryhen hetim me vendosë a do të kthehen apo jo”, ka shtuar ai.

Kjo duhet të ndodhë pasi nuk është zbatuar ligji, e sipas Istrefit ky mos zbatim ka sjellë vrasjen e një gruaje shtatzënë që ka pasur urdhër mbrojte nga Gjykata Themelore në Ferizaj.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika