Itali: Zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 shtator

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Italisë Mario Draghi, presidenti Sergio Mattarella, ka shpërndarë zyrtarisht parlamentin kështu duke i siguruar Italisë zgjedhje të reja. Qeveria e përkohshme ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 25 shtator, të dielën e fundit të këtij muaji

Ilustrim

Italia do të shkoj në zgjedhje të përgjithshme këtë vjeshtë pasi presidenti Sergio Mattarella ka shpërndarë zyrtarisht parlamentin.

Ky vendim ka ardhur pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Draghi, si pasojë e aleatëve të koalcionit qeveriës të cilët e bojkotuan një votëbesimi.

Draghi, një ekonomist dhe ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, do të vazhdojë të udhëheqë një qeveri të përkohshme.

Zgjedhjet do të mbahen me 25 shtator, duke qenë të dytat në Itali brenda katër viteve.

“Qeveria ka dhënë dorëheqjen e saj, falënderova Mario Draghin dhe ministrat për angazhimin e tyre gjatë këtyre 18 muajve,” ka thene  Mattarella të enjten e 21 korrikut në Pallatin Quirinale.

“Qeveria po përballet me kufizime në aktivitetet e saj, por ka detyrë të punoj në këto muaj para se të vijë ekzekutivi i ri”.

“Ka shumë detyra për të përfunduar në interes të Italisë”, ka shtuar ai.

Qeveria e përkohshme e Draghit ka vendosur që zgjedhjet të mbahen në fund të shtatorit, të dielën e fundit të këtij muaji, transmenton euronews.

Pas përçarjes së koalicionit, Draghi nuk arriti të mbante të bashkuar aleatët e qeverisë së tij, por ai kishte një mbështetje të gjerë nga publiku të cilët iu lutën të qëndronte.

Ndërsa, Italia po pret të zbatojë programin e saj të rimëkëmbjes së pandemisë të financuar nga Bashkimi Evropian në një kohë inflacioni dhe pasigurie ekonomike lidhur me luftën në Ukrainë.

Presidenti i Italise, Sergio Mattarella ka bërë thirrje që kriza politike të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të garantuar “bashkëpunimin gjithnjë e më të nevojshëm në nivel evropian dhe ndërkombëtar”.

Kryeministri i Italisë jep dorëheqjen

Mario Draghi në prag të dorëheqjes, populli i kërkon të qëndrojë

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika