Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë

Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit ‘ransomware’, që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura.

Lajmi u njoftua të dielën nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Italisë (ACN), e cila paralajmëroi për ndërmarrjen e veprimeve për të mbrojtur sistemet.

Sulmi kibernetik synoi të shfrytëzonte një dobësi të programeve kompjuterike, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Roberto Baldoni për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’, duke shtuar se ai ishte një sulm i një shkalle masive, shkruan VOA.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar ACN-në, njoftoi se programet kompjuterike ishin komprometuar edhe në vende të tjera evropiane si në Francë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara e Kanada.

Dhjetëra organizata italiane ka të ngjarë të jenë prekur dhe shumë të tjera ishin paralajmëruar të merrnin masa për të shmangur një dalje jashtë sistemeve të tyre.

Klientët e kompanisë ‘Telecom Italia’ njoftuan probleme me internetin më herët gjatë ditës së dielë, por dy çështjet nuk besohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika