U shtohet masa e paraburgimit dy serbëve të arrestuar në Jarinjë për terrorizëm

Zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi ka bërë të ditur për Dukagjinin se dy të arrestuarve në veri në maj të këtij viti i është shtuar masa e paraburgimit

Pika kufitare në Jarinje

U është vazhduar masa e paraburgimit dy shtetasve të Serbisë, Sinisha Jevtiq dhe Ivan Sekuliq, të dy të arrestuar nën dyshimet për terrorizëm në maj të këtij viti.

Për Dukagjinin, këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve S.J dhe I.S, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur për vazhdimin e masës së sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  S.J dhe I.S, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 1 (një) muaj, për secilin”, ka deklaruar Gashi.

Lidhur me arrestimin e të dyshuarve, Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte arrestuar dy serbë, pasi u ishin gjetur “disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione”.

Ndër gjërat që Policia kishte raportuar se kishte gjetur në veturën e tyre, ishin thika, flamuri serb, si dhe disa lloje të dyshuara të lëndëve narkotike.

Ata akuzohen për “përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Dy të dyshuarve u ishte caktuar masa e paraburgimit më 1 qershor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika