Ivan Stoilkovic, merr në drejtim ministrinë që ka obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, është Putinist i përbetuar

Ivan Stoilkovic ka marrë në drejtim Ministrinë e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve, ku kjo ministri ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë. Tutje, Stoilkovic është një Putinist i përbetuar

Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe deputet i Kuvendit ka shkuar në një vizitë të paparalajmëruar në Moskë.

Ivan Stoilkovic, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe si degë e Partisë se Putinit si dhe një Putinist i përbetuar ka marrë në drejtim ministrinë e cila ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është udhëhequr nga pas lufta, nga shqiptarët dhe është drejtuar nga figura më e lartë politike shqiptare në ekzekutiv, përgjegjëse për zbatimin e gjuhës, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ministria e cila bëhet fjalë është Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Mediat rajonale , si “Russia Today – Ballkan”, si dhe “Sputnik” kanë bërë të ditur se në Rusi është mbajtur Forumi i Sigurisë, ku një prej të ftuarve është edhe Stoiljkovic.

Dhe nga fotografitë e publikuara të kësaj ngjarjeje, vërehet se deputeti i koalicionit, Ivan Stoilkovic nga VMRO-DPMNE është në shoqërinë e drejtorit të Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informim, Aleksandar Vulin, si dhe me kryetarin e Republikës Srpska, Milorad Dodik.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika