“Ivanoviqi vrau shqiptarë” – nis protesta kundër deklaratës së Kurtit

Nën brohoritjet “Ne nuk falim, ne nuk harrojmë”, ka nisur protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i kundërshtuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që i kishte bërë në pesëvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kurti nuk e kishte përmendur faktin se Ivanoviq ishte dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, por vetëm kishte thurur lavde për ish-politikanin serb.

Protesta po mbahet para Qeverisë së Kosovës. Në pankartat që po mbajnë në duar protestuesit shkruhet  “Kryeministër, mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë”, “Ivanoviqi vrau shqiptarë mos e amnisto”, “Kryeministër mos i glorifiko kriminelët”, “Kryeministër kurrë si dhe asgjë Kosovës, dorëhiqu”, “Me gjak e atdhe nuk bëjmë kompromis” e shumë të tjera.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika