Izraeli: Bisedimet për shkëmbimin e pengjeve konstruktive, por ka ende punë

Bisedimet për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit janë vlerësuar si "konstruktive" nga zyra e kryeministrit izraelit. Megjithatë, ende ekzistojnë mosmarrëveshje domethënëse, dhe palët do të vazhdojnë diskutimet për të adresuar boshllëqet në takime të tjera këtë javë

Bisedimet e iniciuara nga Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit, janë “konstruktive”, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit të dielën.

“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, tha në një deklaratë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara William Burns dhe kreu i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën.

Rreth 1200 persona u vranë dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, sipas zyrtarëve izraelitë./ VOA

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika