Izraeli dhe Hamasi nënshkruan fazën e parë të ‘Planit të Paqes’ për Gazën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit të tij të Paqes.

Kjo fazë parashikon lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite sipas dakordimit.

Ai gjithashtu falënderoi ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia për rolin e tyre në këtë marrëveshje historike.

“Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Paparë”, ka shkruar Trump në X. 

Një zyrtar i Katarit tha se marrëveshja do të çojë në përfundimin e luftës, lirimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe lehtësimin e hyrjes së ndihmave humanitare.

Hamasi ka bërë thirrje që Trump dhe shtetet garantuese të sigurohen që Izraeli të zbatojë armëpushimin në Gaza.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika