Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë Ali Yusuf Harshi, sekretarin personal dhe nipin e zëvendëskreut të Hezbollah, Naim Qassem, gjatë një sulmi ajror pranë Bejrutit të mërkurën.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit e përshkruan Harshin si “një bashkëpunëtor të ngushtë dhe këshilltar personal të Naim Qassem, i cili luante një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Ky njoftim vjen pas një dite sulmesh masive izraelite në Liban, të cilat Izraeli i cilësoi si operacionin më të madh të koordinuar që nga fillimi i luftës.
Sipas Forcat Mbrojtëse të Izraelit, më shumë se 100 qendra komanduese dhe objekte ushtarake të Hezbollah, grup i mbështetur nga Irani, u goditën njëkohësisht në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit njoftoi se të paktën 182 persona u vranë dhe 890 të tjerë u plagosën nga sulmet.
Gjatë natës, forcat izraelite vazhduan operacionet në jug të Libanit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se goditën dy kalime kyçe mbi lumin “Litani”, të cilat sipas tyre përdoren nga Hezbollah për transportimin e armëve, raketave dhe lëshuesve, si dhe depo armësh, platforma lëshimi dhe qendra komanduese në zonë.