Izraeli thotë se po bombardon tunelet e Hamasit në Gazë

Si pjesë e intensifikimit të bombardimeve, Izraeli ka shkatërruar linjat e komunikimit dhe ka lënë territorin e rrethuar të Gazës, që banohet prej 2.3 milionë palestinezësh, pa komunikim me botën jashtë.

FOTO:EPA

“Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar tunelet e Hamasit dhe bunkerët nëntokësorë në veri të Rripit të Gazës”.

Kështu bëri të ditur ushtria izraelite më 28 tetor, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejmë të fushatës për të shtypur grupin militant palestinez që sulmoi jugun e Izraelit tre javë më parë.

“Avionët luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe nëntokësore” tha tutje ushtria, raporton BBC.

Si pjesë e intensifikimit të bombardimeve, Izraeli ka shkatërruar linjat e komunikimit dhe ka lënë territorin e rrethuar të Gazës, që banohet prej 2.3 milionë palestinezësh, pa komunikim me botën jashtë.

Të premten, ushtria izraelite tha se po zgjeronte operacionet tokësore në territor, një tjetër sinjal se po i afrohet pushtimit të plotë të Gazës.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se shënjestër kyçe do të jetë rrjeti i gjerë i tuneleve dhe bunkerëve nëntokësorë të Hamasit. Shumica e këtij rrjeti gjendet nën Qytetin e Gazës, në veri të territorit.

Shpërthime nga sulmet e vazhdueshme ajrore janë dëgjuar për orë të tëra gjatë natës të së premtes.

Kompania palestineze që ofron shërbime të telekomunikacionit, Paltel, tha se bombardimet kanë shkaktuar “ndërprerje të plotë” të shërbimeve të internetit, të telefonisë mobile dhe tokësore. Kjo ndërprerje e komunikimit nënkupton se nuk mund të dihen menjëherë detajet e sulmeve tokësore. Disa telefona satelitorë kanë vazhduar të operojnë.

Palestinezët po ashtu për javë të tëra kanë mbetur pothuajse pa energji elektrike dhe janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, teksa furnizimet me ushqime dhe ujë po mbarojnë.

Familjarët e banorëve që gjenden në Gazë po tentojnë të kontaktojnë me të afërmit e tyre, por të shtunën në mëngjes, linjat e komunikimit kanë qenë jashtë funksionit.

Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, në Gazë numri i viktimave ka kaluar shifrën prej 7.300. Mbi 60 për qind e viktimave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, janë të mitur dhe gra.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ndërkaq të paktën 229 janë marrë pengje në Hamas. Në mesin e viktimave, të paktën 310 janë ushtarë, ka thënë ushtria izraelite.

Vazhdojnë bombardimet në Gaza, banorët pa qasje në internet e shërbime telefonike

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika