Jaha: Digjitalizimi nuk është luks, është i detyrueshëm nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë

Kreatori digjital, Drilon Jaha në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë që nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë atëherë është i detyrueshëm digjitalizimi

Drilon Jaha, Kreator Digjital

Drilon Jaha, i ftuar në cilësinë e kreatorit digjital në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini, ka thënë që digjitalizimi nuk është luks sikur ka qenë diskutim gjatë viteve 2000.

Jaha thekson se një detyrim për t’u bërë pjesë e Evropës është edhe digjitalizimi.

“Digjitalizimi më nuk është lluks që kemi mundur ta diskutojmë në vitet 2000. Nëse jemi duke dashur ne të shkojmë kah Evropa, është i detyrueshëm digjitalizimi”, ka thënë Jaha.

Ai thekson se iniciativat kanë qenë ato të cilat i kanë prirë statutit kosovar pa pritur ndihmë nga shteti. Sipas Jahës, ne bazohemi në shprehjen “Nëse s’të ndihmon kurrkush, grahi vetë”.

Jaha përmend edhe pjesëmarrjen e presidentes Vjosa Osmani në një event të rëndësishëm, ku ka përmendur edhe një start-up kosovar, por që ky start-up nuk kishte marrë përkrahje shtetërore.

“Ke kompani kosovare që kanë qarkullim milionësh, të cilat nuk kanë marrë subvencione shtetërore, as evropiane e as lokale”, është shprehur Jaha.

Së fundi, Kosova nuk është përfshirë në programin e Evropës Digjitale, si i vetmi vend i papërfshirë në rajon. Në këtë program parashihet të shpenzohen rreth 7.5 miliardë dollarë.

Kjo mospërfshirje e Kosovës është si masë e përkohshme e BE-së ndaj vendit për situatën e fundit të krijuar në veri.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika