“Jam ende president i vendit tim“ – Zgjat vetëm 30 minuta gjyqi ndaj Maduros në Nju Jork

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, ka lënë sallën e gjyqit pas përfundimit të seancës dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.

Gjykata ka urdhëruar që Maduro të paraqitet sërish për seancën e radhës më 17 mars.

Gjatë diskutimeve për caktimin e datës, avokati mbrojtës i Maduros njoftoi se klienti i tij përballet me disa probleme shëndetësore dhe mjekësore, duke kërkuar që të pajiset me një formular përkatës, në mënyrë që të mund të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor gjatë paraburgimit.

Pas leximit të një përmbledhjeje të akuzave ndaj tij, Maduro u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në New York.

“Nuk jam fajtor”, deklaroi Maduro kur u pyet nga gjykatësi se si po deklarohej.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam ende president i vendit tim”, shtoi ai para gjykatës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika